Komuna e Aerodromit në Shkup bën të ditur se në muajin mars përfundon afati për dhënien e ndihmës financiare për fëmijën e porsalindur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ndihmë financiare jepet në bazë të kërkesës së dorëzuar nga familja në këtë komunë, përmes dokumentacionit të rregullt, që vërteton lindjen e anëtarit të ri në një familje, si edhe banimin në rajonin që përfshinë kjo komunë.
Ndihma financiare për fëmijën e porsalindur ka vlerë prej 5000 denarësh./Telegrafi/