Telegrafi

Kompromis për eurozonën

Franca dhe Gjermania mbetën në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel të izoluara me kërkesën e tyre për t’u ngrirë të drejtën e votës anëtarëve të BE-së, që do të thyenin rregullat e buxhetit, shkruan Deutsche Welle.

Gjithsesi ato gjetën mbështetje të gjerë në lidhje me kërkesën për një sistem të vazhdueshëm shpëtimi për vendet e eurozonës.

Kërkesat e Gjermanisë dhe të Francës janë një përpjekje për të mbrojtur vendet e eurozonës prej krizash të tilla financiare si ajo që përfshiu Greqinë.

Por ideja për të ndryshuar traktatin e Lisbonës konsiderohet si një përpjekje tepër e gjatë dhe politikisht e mundimshme. Në një takim të politikanëve kryesorë të qendrës së djathtë nga e gjithë Evropa, i cili u zhvillua pak përpara takimit të nivelit të lartë të BE-së, u vu re se nuk kishte ndonjë shumicë për idenë e "suspendimit të votës" për vendet mëkatare. /Telegrafi/