Telegrafi

Komponentët e kakaos mund ta kthejnë kujtesën e humbur

Hulumtuesit nga Columbia University Medical Center ua kanë dhënë një pije testuese me përmbajtje të flavanolit të kakaos 37 vullnetarëve të shëndetshëm në mes të moshës 50 dhe 69-vjeçare.

Disa morën një dietë me përbërje të lartë të flavanolit dhe të tjerët morën një dietë me përbërje të ulët të flavanolit.

Skanimi i trurit ishte bërë para dhe pas periudhës së provës, dhe studiuesit e gjetën një përmirësim të dukshëm në rajonin dentate gyrus të trurit, i cili është i lidhur me llojin e humbjes së kujtesës që po e studionin.

Hulumtuesit thonë se ky lloj trajtimi nuk është menduar për njerëzit që vuajnë nga Alzheimeri, por për të rriturit e shëndetshëm pa ndonjë çrregullim të njohur të trurit përveç humbjes së zakonshme të kujtesës që ndërlidhet me moshën.

“Nëse një pjesëmarrës e kishte kujtesën e një 60-vjeçari tipik në fillim të studimit, pas tre muajsh ai person mesatarisht e kishte kujtesën e një 30- apo 40-vjeçari tipik,” tha dr. Scott A. Small, një nga studiuesit e përfshirë në studim”.

Ai gjithashtu shtoi se një studim më i madh duhet të bëhet për t’i konfirmuar rezultatet, të cilat ekipi i tij po planifikon t’i bëjë.

Hulumtimi i ri mund të gjendet në numrin e fundit të “Nature Neuroscience. /Telegrafi/