Shorti i Botërorit “Katar 2022” po afron akoma dhe më shumë dhe vazot që mbajnë emrat e skuadrave po zbulohen se si do të ndahen.
Vazo e parë, që mban skuadrat më favorite dhe me renditje më të lartë në FIFA është zbuluar zyrtarisht dhe emrat që do të ndodhen në të janë: Katar (vendi organizator), Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli dhe Spanjë.
Gjithashtu në këtë listë do të mund të ishte dhe Italia nëse do të kualifikoheshe, por vendin e saj do ta marrë kombëtarja pasardhëse në renditjen e FIFA-s.
Skuadra e tetë do të vendoset nëse Portugalia do t’ia dalë mbanë të kualifikohet përballë të Maqedonisë së Veriut.
Nëse jo, atëherë vendi i saj do të vendoset midis Holandës, Meksikës, SHBA-së dhe Gjermanisë, me “tulipanët” që janë më shumë pretendent.
Kujtojmë se shorti do të hidhet më 1 prill në Doha të Katarit, aty ku përfaqësueset do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që do të jenë në grupe. /Telegrafi/