Site icon Telegrafi

Kompletohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – a do ketë befasi si në çerekfinale?

Janë kompletuar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, derisa në çerekfinale mund të thuhet se kishte mjaftë befasi.

Befasia më e madhe e çerekfinaleve ishte ajo në mes të Bayern Munichut dhe Barcelonës, ku ndeshja përfundoi 8-2 në favor të Bavarezëve.

Pak kush kishte pritur se kampioni i Bundesligës do të mund t’i shënonte plotë tetë gola skuadrës katalunase, mirëpo që mbrëmja e së premtes ishte e zezë për ta.

Philippe Coutinho (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Befasi kishte edhe në takimin mes Rasenball Sport Leipzig dhe Atletico Madridit, ku skuadra gjermane siguroi kalimin në gjysmëfinale fal fitores dramatike 2-1.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ishte shumë afër të shijonte fatin e Los Rojiblancos, mirëpo brenda tre minutave që kishin mbetur në fund, arritën të shpartallonin Atalantan me rezultat 2-1.

Të njëjtin fat sikurse kampioni i Ligue 1 nuk e kishte edhe Manchester City që sonte u eliminua nga Lyoni me rezultat bindës 3-1, duke bërë që Pep Guardiola të dështonte edhe në vitin e tij të tretë në krye të skuadrës angleze.

Lexo po ashtu Lyoni eliminon Cityn me rezultat bindës, në gjysmëfinale takohet me Bayern Munichun

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo në mes të RB Leipzigut dhe PSG-s që zhvillohet më 18 gusht nga ora 21:00 në Estadio da Luz.

Në gjysmëfinalen e dytë do të takohen Lyoni dhe Bayern Munichut më 19 gusht nga ora 21:00 në stadiumin Jose Alvalade.

Favoritë për të kaluar në finalen që zhvillohet në Lisbonë janë PSG e Bayern Munich, mirëpo në këtë edicion është treguar se befasitë nuk mungojnë dhe mund të pritet gjithçka. /Telegrafi/

Exit mobile version