Site icon Telegrafi

Kompletimi i bordeve, në shtator

Pas gjashtë muajsh pritet që Qeveria të fillojë përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për bordet e agjencive të pavarura dhe atyre të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se përfundimisht në shtator, do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për plotësimin e këtyre bordeve, ndërkohë që vonesën e ka arsyetuar duke thënë se kanë pasur punë të tjera të rëndësishme në krijimin e ligjeve.

Por, në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se këto zvarritje janë tërësisht politike, sepse partitë politike s’po mund të gjejnë mirëkuptim, shkruan Zëri.

Madje ata hedhin dyshime se kompletimi i bordeve do mund të bëhej gjatë muajit shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version