Site icon Telegrafi

Kompleti më modern prej liri për zonjat e stilit: Mbretëresha e elegancës ngazëlleu me zgjedhjen

Është perfekt për ditët e nxehta

Nuk ka asnjë material të tillë që mund të matet me lirin kur vjen nxehtësia e fortë. Sado që ne e duam pambukun, ai përsëri na ngroh dhe gjurmët e djersës mbeten të dukshme në të.

Liri është një izolues natyral, por edhe një “freskues”, sepse lëkura “merr frymë” në të, dhe rrobat duken të freskëta edhe pas një dite të tërë veshjeje.

Të gjitha këto i di mbretëresha Rania, e cila zgjodhi një komplet prej liri për një moment të lumtur dhe stresues – takimin me mbesën e saj të parë, Iman, transmeton Telegrafi.

Sundimtarja popullore mbërriti për të vizituar nusen e saj Rajwa dhe foshnjën, ndërsa fotot e saj me një veshje prej liri bënë xhiron e botës. Bëhet fjalë për shtëpinë e modës “Zimmerman”.

Pantallonat janë të gjera dhe pak të zgjeruara në pjesën e poshtme, ndërsa këmisha ka mëngë të gjata dhe është e zbukuruar me kopsa ari efektiv. Mbretëresha e vesh atë të mbështjellë, dhe ngjyra e butë blu “akulli” kontribuon në përshtypjen e freskisë.

/Telegrafi/

Exit mobile version