Telegrafi

Kompletet ‘mposhtin’ edhe pantallonat e shkurta

Këtë e dinë edhe bukuroshet e njohura, të cilat thuajse çdo ditë shfaqen me veshje të tilla.

Elegante dhe për punë, njëngjyrëshe dhe shumëngjyrëshe, kompletet janë një nga pjesët e modës, të cilat mund t’i vishni gjatë çfarëdo eventi. Madje duket se kanë arritur t’i mposhtin edhe pantallonat e shkurta seksi këtë verë.

Emrat, si Sandra Bullock, Cameron Diaz, Eva Longoria, Beyonce, Ashley Green, Jennifer Lopez e Marcia Cross, preferojnë të vishen me komplete të formave dhe dizajneve të ndryshme, ndërsa edhe ju mund të gjeni veshjet tuaja të preferuara që mund t’i kombinoni, me sandale, këpucë të rrafshëta apo me take. /Telegrafi/