Arma e Adem Jasharit u kthye aty ku shkrepi për liri. E këtë fat e kanë edhe rreth 100 eksponate të tjera të tij dhe familjes, të cilat që nga paslufta qëndruan në Muzeun Kombëtar të Kosovë, për tu rikthyer në vendin ku u përdorën.
Sipas ideatorit të muzeut, Sadik Krasniqit, këto pajisje po e pasurojnë edhe më shumë Kompleksin Memorial.
Përveç armëve dhe motoçikletës së Komandantit Legjendar, aty u vendosën veshje e vegla pune, madje edhe maxheja nën të cilën shpëtoi vajza e Hamzës, Besarta, e vetmja e mbijetuar nga masakra e ushtrisë e policisë serbe.
Por shefi i Agjensionit për Mbrojtjen e Memorialeve, Idriz Blakaj, është i pakënaqur me trajtimin që i bën Qeveria kompleksit të Jasharajve.
Ndërsa, drejtori i Muzeut Kombëtar, Skender Boshtrakaj, mendon se muzeu, edhe pse i vogël, megjithatë paraqet dashuri të madhe.
Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit, falënderoi për muzeun në emër të familjes.
Muzeu i Jasharajve u hap në prag të Epopesë së UÇK-së, që nisë më 5 mars, njofton Klan Kosova.