Telegrafi

Kompleksi “Qafa” në kryeqytet, së shpejti me pamje të re

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ka filluar procesi i prokurimit për investime kapitale në kompleksin Qafa në kryeqytet.

Sipas një njoftimi për media, Komuna ka bërë të ditur se ky është një prej projekteve më të mëdha kapitale për këtë vit.

Njoftimi i plotë:

Edhe një lagje e Kryeqytetit po transformohet e po merr pamje tjetër!
Ka filluar procesi i prokurimit për investimet në kompleksin Qafa, e që është një prej projekteve më të mëdha kapitale sivjet.
Pas përfundimit hapësirat publike rreth ndërtesave do të kenë më shumë gjelbërim, fusha sportive e hapësira për rekreacion për të gjitha moshat.
Një falënderim i madh për Yllkë Kosumin, për idenë e për projektimin. /Telegrafi/