Telegrafi

Kompleksi i vitaminave B mbron shikimin

Studimet e reja në më shumë se 5 mijë gra, tregojnë ndikimin mbrojtës i kompleksit të vitaminave B, si asaj B6, B12 dhe acidit folik.

Gratë janë ndarë në dy grupe. Njëri grup krahas ushqimit ka marrë edhe vitamina, ndërsa tjetri placebo (substancë pa efekt, pa vitamina) përgjatë shtatë viteve, ndërsa dobitë nga vitaminat janë vërejtur pas dy vitesh.

Grupi i cili ka marrë kompleksin e vitaminave B, ka pasur 34% më pak shanse për të vuajtur nga degjenerimi makular, krahasuar me grupin që nuk ka marrë vitamina.