Drejtori i Agjencisë për Komplekset Memoriale, Idriz Blakaj, ka raportuar para komisionit lidhur me gjendjen në Kompleksin Memorial në Mejë, për të cilat ka pasur shumë vërejtje nga familjarët.
Blakaj tha se Agjencia për Komplekset Memoriale parashihet t’i ketë 52 punëtorë, por aktualisht i ka vetëm 12.
Sipas tij, numri i komplekseve memoriale është tepër dhe për komplekset memoriale për të cilat është ndarë buxhet është punuar, ndërsa, për të tjerat nuk ka mjete për mirëmbajtje dhe janë në gjendje të keqe.
Kurse, sa i përket Kompleksit Memorual në Mejë, ai tha se puna do të kryhet eventualisht deri kah fundi i qershorit dhe do të bëhet pranimi teknik.
Teuta Haxhiu nga AAK tha se nga buxheti janë ndarë 300 mijë euro për këtë memorial por kjo nuk do të thonë se ai buxhet që ndahet të mos shkoj në vendin e duhur.