Telegrafi

Kompleks mahnitës në formë foleje

I inspiruar me nevojën e lindur për mbrojtje dhe siguri, kompleksin Cocoon e përbëjnë një sërë ndërtesash të pazakonshme në formë foleje, të cilat do të ndërtohen në vendin Tulum në Meksikë

Kompleksi prej më shumë se 46.000 kilometrash katrorë do të përfshijë tri ndërtesa banimi dhe dy ndërtesa hotelesh, me 204 apartamente dhe 167 dhoma, si edhe 16 vila private, transmeton Telegrafi.

Koncepti ka lindur me idenë që t’u ofrojë mysafirëve vendosje luksoze dhe komfore.

Objektet luksoze janë dizajnuar dhe pozicionuar në atë mënyrë që ofrojnë pamje të papenguar të natyrës, si edhe ambient të izoluar dhe të qetë.

Çdo “fole” funksionon si njësi e pavarur, në qendër të së cilës gjendet zona për aktivitete të përbashkëta me pishinë të madhe si edhe me elementin qendror.

Në kuadër të çdo objekti do të gjenden pishinat, sallat e lojërave për fëmijë.

Sallat për konferenca, restoranti, bari, si dhe zonat nën bimët autoktone të cilat do ta fisnikërojnë gjithë hapësirën.

Më shumë hollësi shikoni në video-xhirim.

/Telegrafi/