Telegrafi

Kompjuteri përkthen lehjet e qenit

Pasi t’i ketë analizuar 6.000 lehje, softueri ka për qëllim të përcaktojë se, kur qeni ka parë një top, kur përleshet, luan, takon një të huaj, apo kur të dëshiron të shëtitet.

Madje shkencëtarët pranojnë se teknologjia po ju shkon më mirë me ta sesa me njerëzit.

Derisa kompjuteri ka njohur në mënyrë korrekte gjendjen emocionale të 43% të qenve, me njerëzit është arritur vetën në 40%.

Csaba Molnar, nga Eotvos University në Budapest, i ka thënë BBC-së: "Do të thosha se kemi dëshmuar që ka ndryshime shumë të fuqishme kontekstuale në mes të lehjeve”.

"Por na duhet edhe një punë e madhe, të përcaktojmë se cilat gjendje emocionale dhe cilat karakteristika i përkasin cilit lloj", ka përfunduar Molnar.