Kompania për ndonjë arsye në pjesën e pasme të ftohësit vendosi një kompjuter të vërtetë me pllakën amë me dimensionet nano-ITX, të bazuar në çipin APU-në E-350 të AMD-së me dy bërthama Bobcat me takt prej 1.6 GHz dhe procesorin e integruar grafik Radeon HD 6310. Përveç përkrahjes së integruar për Wi-Fi, pllaka ka edhe një numër të madh të konektorëve në mesin e të cilëve janë nga duk konektorë USB 2.0 dhe USB 3.0, eSATA, LAN, VGA dhe HDMI.
Ideja e kësaj zgjidhje të Cooler Masterit është që shfrytëzuesi për detyrat me kërkesat më të vogla (sikurse që janë detyrat e rëndomta HTPC) të përdoret vetëm kompjuteri i instaluar brenda ftohësit pa pasur nevojë për nisjen e sistemit “kryesorë”, por prapëseprapë mbetet prakticiteti për shkak të dimensioneve të mëdha dhe vendosjen e pavolitshme të konektorëve. Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për një koncept ose Cooler Master në të vërtetë synon të lëshoj në shitje një zgjidhje të këtillë. /Telegrafi/