Telegrafi

Kompjuterët Mac të Apple do të përngjajnë me iPhone?

Apple bëri shumë bujë në WWDC këtë vit kur njoftoi se do të bënte vet procesorët e kompjuterëve të rinj Mac, duke u larguar nga procesorët e Intel që kompania ka përdorur nëpër laptopët dhe desktopet e saj që nga 2005.

Ndërsa Apple mund të jetë e e papërvojë për krijimin e procesorëve të kompjuterëve të saj, kompania ka qenë duke bërë procesorët e saj që nga iPad origjinal dhe iPhone 4.

Në fakt, është një nga avantazhet më të mëdha që Apple ka krijuar: Apple krijon procesorët e vet, Apple e bën softuerin, dhe Apple e krijon pajisjen – çdo pjesë e procesit është nën kontrollin e Apple. Tani, Apple është e gatshme të sjellë përfitime të njëjta edhe në modelet e reja të kompjuterëve Mac.

Apple po citon të njëjtat premtime për fuqi të përmirësuar të procesorit dhe jetëgjatësi më të mirë të baterisë si motivim për kalimin në modelet më të fundit të ARM, që mund të jetë që një hap i ngjashëm përpara në dizajn mund të vinte.