Telegrafi

Kompjuter tabletë nga Nokia?

Ndërkohë, janë paraqitur skica të ‘tabletave’ të cilat pritet të zhvillohen nga Nokia, ndërsa edhe pse janë të njëjta, por dallojnë në formë.

Në fakt, një model në aspektin e dizajnit ndjek shembullin e telefonave të mençur të Nokias, ndërsa ‘shtëpiza’ e tabletës tjetër është në formë të shkronjës U.

Në të dy modelet gjendet vetëm një buton fizik, ndërsa nga skicat mund të kuptohet se aparatet do të kenë edhe hyrje për USB, dalje për audio, lexues të kartelave memorie, si edhe dalje HDMI.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cilin sistem operativ do ta shfrytëzojë. /Telegrafi/