Telegrafi

Kompiuteri tablet Motion CL900 del në shitje

Ky model është shpërndarë në të gjitha pikat e shitjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kushton 899 $.

“Motion CL900” ka një ekran 10-inch me prekje me një madhësi 1366 x 768, një procesor 1.5GHz Intel Atom Z670, 1GB ose 2GB/RAM, një memorje të integruar 30-62 GB, një portë hyrëse për një kartë SD dhe një kamer ballore me 1.3 megapiksel.

Për më shumë, ky model përmban edhe një kamerë tjetër me 3 megapiksel, Bluetooth, WiFi, portë hyrëse për USB dhe sistemin Windows 7 Home Premium ose Professional OS.

Modeli “Motion CL900” ka nisur të shitet me një çmim fillestar prej 899 $, me mundësi rritje në bazë të opsioneve. / Telegrafi /