Telegrafi

Kompiuteri i ri Wii U i Nintendo

Bëhet fjalë për një pajisje të mençur Wii U, që i ngjason një tableti dhe që është njëkohësisht edhe levë drejtuese për lojën dhe ekran me një madhësi 6.2-inch.

Kjo do të thotë se loja paraqitet njëkohësisht edhe në televizorin e madh në këndin e shtëpisë dhe në ekranin e këtij tableti në një pamje më të zmadhuar, nga ku mund të komandohet më lehtësisht.

Por ky tablet, i cili ka një kamera të integruar, mund të lidhet edhe me internet dhe të përdoret si arkivë fotosh dhe videosh. Ende nuk dihet se sa do të jetë çmimi i këtij modeli që pritet të dalë në fillim të vitit 2012. /Telegrafi/