Telegrafi

Kompiuteri i gjeneratë së re Radius EX-B

Bëhet fjalë për nje kompiutet të gjeneratës së re, i quajtur Radius EX-B, i cili ka një ekran 17-inch me rezolucion të lartë 1972 x 1200, një procesor Quad-Core Intel i7 ose Xeon, 32 GB DDR3, kartë grafike opsionale NVIDIA ose AMD, një memorje të integruar të lëvizshme e cila në total mund të mbajë deri në 6 TB.

Pjesë e këtij kompiuteri portativ Radius EX-B është edhe një bateri e cila mban deri në dy orë punë, në rast të mungesës së elektricitetit.

Ky kompiuter do të dalë në treg brenda këtij muaji, atëherë kur do të bëhet publike edhe kostoja e tij. /Telegrafi/