Përkundër masave të pandemisë coronavirus, kompeticioni për zgjedhjen e “Miss Uganda” është mbajtur edhe këtë vit.
I organizuar në një klub nate në Istanbul, asnjëra nga masat mbrojtëse nuk është respektuar, shkruan Daily Sabah.
Një vend i tillë është dashur që të jetë i mbyllur, por organizimi vazhdoi nën praninë e një numri të konsiderueshëm njerëzish.
Po ashtu, asnjëri nga të ftuarve nuk kishte ndjekur procedurat, ndërsa shfaqeshin pa maska mbrojtëse.
Imazhet e publikuara në rrjete sociale, mysafirët dhe garueset shiheshin duke kërcyen mes vete deri në përfundimin e kompeticionit.
Jo vetëm që nuk pati distancë sociale, shumica shfaqeshin edhe duke shijuar gotat me alkool.
Vlen të përmendet se lokalet e natës në 81 provinca të Turqisë kanë qenë të mbyllura që nga marsi i këtij viti. Ato u rihapën në qershor për një periudhë të shkurtër, por nën inspektimin e policisë disa u mbyllën për mosrespektimin e masave antiCOVID. /Telegrafi/