Telegrafi

Kompensimi i gjumit gjatë fundjavës ndihmon

Kryesuesi i studimit, Alexandros N. Vgontzas, nga Kolegji i Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, dhe kolegët e tij, vendosën 30 vullnetarë në një orar të gjumit që imitoi një javë pune me gjumë të kufizuar të përcjellë me një fundjavë me gjumë kompensues.

Në pika të ndryshme përgjatë këtij orari, hulumtuesit vlerësuan shëndetin dhe performancën e vullnetarëve duke përdorur një shumëllojshmëri të testeve të ndryshme.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se edhe disa ditë të gjumit të humbur mund të kenë efekte negative, duke përfshirë rritjen e përgjumjes gjatë ditës, performancë të përkeqësuar gjatë ditës, rritje të molekulave që janë shenjë e inflamacionit në trup dhe dëmtim të rregullimit të sheqerit në gjak, tha Vgontzas.

Studiuesit zbuluan se përgjumja e vullnetarëve u rrit në mënyrë të konsiderueshme pas kufizimit të gjumit, por u kthye në normale pas gjumit kompensues. Nivelet e një molekule në gjak e cila është një shënues për sasinë e pranishme të inflamacionit në trup janë rritur ndjeshëm gjatë kufizimit të gjumit, por u kthyen në normale pas kompensimit.

Nivelet e hormonit që është marker i stresit nuk kanë ndryshuar gjatë kufizimit të gjumit, por ishin dukshëm më të ulëta pas kompensimit të gjumit.

Megjithatë, matjet e vullnetarëve në një provë performance që vlerësuan aftësinë e tyre për të kushtuar vëmendje u përkeqësuan ndjeshëm pas kufizimit të gjumit dhe nuk u përmirësuan pas kompensimit të gjumit. /Telegrafi/