Telegrafi

Kompany: Krenarë me rezultatin

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, ka deklaruar se është krenar për performancën e skuadrës së tij kundër Real Madridit të martën në mbrëmje.

Skuadra angleze barazoi 0-0 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me Realin, dhe Kompany thotë se “Qytetarët” do ta kenë shumë vështirë në takimin e kthimit në Bernabeu.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. 0-0 është rezultat i mirë. Është vështirë të mbash portën e paprekur nga një ekip sulmues siç kanë ata. Jemi krenarë me atë që kemi arritur në ndeshjen e parë”, ka thënë belgu për “BT Sport”, transmeton koha.net.

Reali sot luajti pa shërbimet e yllit kryesor Cristiano Ronaldo.