Vincent Kompany, mbrojtësi legjendar i Manchester Cityt dhe Belgjikës, është emëruar trajneri i ri i gjigantit Bayern Munich.
Klubi prej më të mëdhenjve në botë vendosi ta emëroj një trajner që ka vetëm katër vite përvojë trajneri, që e nisi në vendlindjen e tij te Anderlecht në 2020.
Me klubin më të madh belg fitoi vendin e tretë dhe të katërt në kampionat në dy sezone dhe luajti në finalen e kupës. Më pas në verën e vitit 2002 ai mori drejtimin e Burnleyt.
📸 Servus, Vincent #Kompany! 📸#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/5SASJ2cLdb
— FC Bayern München (@FCBayern) May 30, 2024
Në sezonin e parë fitoi titullin e Championship, duke arritur të futej në Ligën Premier si kampion bindës me 101 pikë. Por këtë sezon, ai u largua nga aty me vetëm 5 fitore në 37 ndeshje, por kishte një buxhet të vogël dhe një ekip me cilësi të pamjaftueshme.Por Kompany ka një reputacion si një djalë inteligjent, që njeh detajet.
Këtë e konfirmon edhe gazetari që merret me Bayern Munich, Georg Holzner, që punon në Kicker.
“Gjatë negociatave të shkurtra me Max Eberl, anëtarin e bordit përgjegjës për sportin dhe drejtorin sportiv Christoph Freund, Kompany arriti në të njëjtin përfundim sikurse ishin shprehur Thomas Tuchel dhe Ralf Rangnick”.
Macht euch Notizen, liebe #FCBayern Fans! 🧏📝#MiaSanMia #Kompany pic.twitter.com/lDqxq2xgQD
— FC Bayern München (@FCBayern) May 30, 2024
“Prandaj, Kompany zbuloi dhe përmendi se Bayern Munich ka tre probleme të mëdha: Ka shumë lojtarë në ekip që nuk janë në nivelin e Bayernit. Mungon një drejtues. Nevojitet një shtyllë e re. Këto tre probleme kryesore duhet të riparohen nga Kompany dhe Eberl. Bayern dëshiron të përfundojë punën në afatin kalimtar dhe të kompletojë ekipin për sezonin e ardhshëm më së voni deri në fund të Euros, që i bie në mes të korrikut”, ka shkruar Holzner. /Telegrafi/