Telegrafi

Kompany: Akti i Mancinit, tregon pasionin e tij për klubin

Sherri mes dy strategëve plasi në fund të takimit, kur David Moyes tentoi të humbiste kohë duke mbajtur topin pranë vetes në kohën kur City ishte duke pësuar. Ky veprim i Moyes ka irrituar Mancinin duke e detyruar atë të fjaloset keq me Moyes dhe madje të fillojë një konflikt fizik.

“Të gjithë në këtë klub janë të pasionuar dhe dëshirojnë të sjellin sukses. Ka raste kur emocionet shpërthejnë dhe e humbisni veten. Mancini tregoi se sa shumë kujdeset për ne dhe nuk shoh ndonjë problem për atë që bëri”.

“Ne ishim duke pësuar dhe ai e dëshironte topin në lojë, asgjë më tepër. Mendoj se është zmadhuar ky incident”, ka deklaruar Kompany.

Pas incidentit të dy trajnerët u takuan në zyrën e Mancinit ku dhe vendosën paqe me nga një gotë verë. /Telegrafi/