Telegrafi

Kompanitë tetovare u njohën me dispozitat ligjore që ndikojnë në punën e firmave të vogla dhe të mesme

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) i prezantoi para firmave tetovare dispozitat e tanishme ligjore dhe kërkesat që ndikojnë në firmat e vogla dhe të mesme, në lidhje me të drejtat dhe obligimet që dalin nga ligji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtyre takimeve është që të mblidhen informacione që përfshijnë çështjet me të cilat përballen kompanitë e vogla dhe të mesme. Të dhënat e siguruara do të përdoren në zhvillimin e aktiviteteve tjera për përmirësimin e dialogut publiko-privat.

Sipas AIM-së, aktiviteti i sotëm është pjesë e projektit të USAID-it, Partneritet për rregullore më të mirë afariste./Telegrafi/