Kompanitë sllovene të cilat punojnë në shtet kanë shprehur optimizëm për ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Në takimin e sotëm të punës me ministrat e ekipit ekonomik të Qeverisë, kompanitë sllovene kanë ndarë përvoja pozitive nga shfrytëzimi i masave të Planit për rritje ekonomike, ndërsa kanë dhënë edhe propozime për biznes klimën.
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev i cili në mbledhje ka marrë pjesë bashkë me ministren për Investime të Huaja Zorica Apostolska dhe ministrin e Investimeve të Huaja Bardhyl Dauti, ka theksuar se Qeveria me përkushtim punon në mundësinë e mbështetjes së kompanive përmes masave të qarta dhe transparente, të barabarta për kompanitë vendase dhe të huaja.
“Përmes masave nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve, vitin e kaluar janë mbështetur rreth 250 kompani vendore dhe të huaja, ndërsa së bashku me masat e tjera Qeveria ndaj ekonomisë dorëzoi mbi 40 milion euro në formë të mbështetjes shtetërore. Këtë vit, në buxhetin e Programit për zhvillim ekonomik, janë planifikuar rreth 46 për qind më shumë mjete për mbështetje të ekonomisë, ndërtimit të infrastrukturës në ZZHTI , hekurudha, gazsjellës dhe në përgjithësi në përmirësimin e klimës së biznesit. Është krijuar klimë pozitive ekonomike, ndërsa rezultatet në ekonomi janë veçanërisht të volitshme. Vitin e kaluar është shënuar rritje e BPV-së prej 2,7 për qind, që është rezultat i shkëlqyeshëm nëse merret parasysh që kur kjo Qeveri filloi me punë, shkalla e rritjes ekonomike ishte negative, plotësisht vërehet rritje e dyfishtë e eksportit, rritje e prodhimtarisë industriale, rritje e pagave mesatare, si dhe niveli rekord i investimeve të huaja prej 624,5 milion euro”, theksoi Angjushev.
Para përfaqësuesve të rreth 30 kompanive Angjushev potencoi se shteti është shembull pozitiv në rajon në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me çka krijohet gjendje më stabile politike dhe ekonomike, ndërsa nënshkrimi i Protokollit për aderim drejt NATO-s sjell deri te interesi më i madh i investimeve të reja dhe zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese prodhuese.
Ministrja Apostolska ka theksuar se interesi i Qeverisë është çdo kompani e cila është pjesë e ekonomisë sonë të jetë e suksesshme.
“Në angazhimin tonë të vazhdojnë trendët pozitiv në ekonomi, Qeveria miratoi ndryshime dhe plotësoi Ligjin për mbështetje financiare të investimeve edhe atë si përgjigje e kërkesave dhe ideve nga sektori biznesor, subjekteve ekonomike, për të cilat ishte krijuar ky Ligj. Ndryshimet janë në drejtim të lehtësimit të procedurave administrative për aplikim të mbështetjes financiare, zgjerimin e përfshirjes së kompanive të cilat kualifikohen për masat, siç është përfshirja e veprimtarisë tregtare, TI industrisë dhe prodhimtarisë sekondare bujqësore, me kusht që të fillojnë proces të ri prodhues”, ka potencuar Apostolska.
Mëngjesi i punës është organizuar nga ana e ambasadorit slloven, Milan Jazbec./Telegrafi/