Telegrafi

Kompanitë shqiptare, 120 milionë euro investime jashtë

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar të ardhurat që hynë në ekonomi nga investimet e bizneseve shqiptare jashtë, ishin reth 111 milionë euro, gati sa 15 për qind e të ardhurave që hyjnë në vend nga emigrantët. Edhe pse me rënie të fortë në vitin 2009 si pasojë e krizës, të ardhurat e investimeve jashtë janë aktualisht 2 herë më të larta se sa ishin në vitin 2004, raporton Top Channel.

Por, pavarësisht kësaj rritje, të ardhurat që vijnë nga investimet e biznesit shqiptar jashtë, janë tre herë më të ulëta nga ato që transferojnë bizneset e huaja që kanë investuar në vendin tonë.

Sipas Bankës, vitin e kaluar, kompanitë e huaja, nxorrën jashtë Shqipërisë rreth 347 milionë euro në formën e fitimeve të transferuara.