Site icon Telegrafi

Kompanitë që rrisin shitjet me 30% për fundvit

Disa kompani në Botë gjenerojnë më shumë se 30% të të ardhurave të tyre gjatë 3-mujorit të fundit të vitit, pra gjatë periudhës së festave. Një listë me 12 kompani të listuara në Standard and Poor`s 500, dhe që mund të quhen edhe si 12 kompanitë e krishtlindjeve janë pikërisht të tilla.

Në listë qëndrojnë edhe dy gjigandët e prodhimit të lodrave, Hasbro dhe Mattel. Më pas përshihen edhe kompanitë që operojnë në fushën e kozmetikës, ato të bizhuterive, apo edhe ato të shitjeve në rrjet, si Amazon.

Kryesuesja e listës, Signet Jeweleries nuk është aspak surprizë. Kompania tregton diamante dhe dhjetori është muaji më i rëndësishëm i vitit.

Tremujori i fundit zë 40% të shitjeve vjetore dhe 55% të të ardhurave operative. Mattel nga ana tjetër, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të lodrave për fëmijë në nivel global gjeneron 42% të xhiros vjetore gjatë 3-mujorit të fundit.

Edhe Facebook është pjesë e listës. Fitimet e kompanisë rriten për shkak të reklamave. Kompanitë gjatë sezonit të festave futen në një sezon marketingu, dhe padiskutim, që Facebook nuk mund të mos ta shfrytëzojë.

Gjatë 3-mujorit të fundit, të ardhurat e Facebook nga reklamat rriten me rreth 30%. Pjesë e listës janë edhe kompanitë e ushqimeve si dhe ato të Fastfood, si; KFC, Taco bell, Monsanto etj /Telegrafi/

Exit mobile version