Pozita dominuese dhe përqendrimet apo bashkimet janë të rregulluara me ligjin e konkurrencës në Kosovë.
Pozita dominuese është një pozitë e fuqisë ekonomike që gëzon një entitet ekonomik, që i mundëson të kufizojë konkurrencën. Një kompani dominuese zakonisht ka një pjesë të tregut dukshëm më të madh se sa rivali më i afërt.
Në Kosovë, një kompani konsiderohet dominuese nëse ka më shumë se 40% të tregut. Ndërsa, nëse dy ose më shumë ndërmarrje mund të jenë në pozitë dominuese nëse kanë më shumë se 60% të tregut.
Abuzimet në treg mund të marrin shumë forma, por ato përfshijnë shitjet nën kosto apo çmime të tepruara, kufizimin e shitjes dhe prodhimit, si dhe refuzime për të furnizuar kompani të caktuara, apo të blejnë vetëm nga kompanitë dominuese.
Përqëndrimet janë një bashkim ligjor i dy ose më shumë kompanive kur ato blihen ose kur krijohet një ndërmarrje e përbashkët. Megjithëse veprime të tilla mund të ndikojnë pozitivisht në treg, ato gjithashtu mund të kufizojnë konkurrencën nëse krijojnë ose forcojnë një kompani dominuese, ose edhe nëse kufizojnë konkurrencën.
Në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës shqyrton çdo ankesë që sugjeron praktika abuzive të tregut nga kompanitë dominuese. Nëse vërtetohet, mund të shqiptohen gjoba të rënda.
Gjithashtu, Autoriteti mund të lejoj ose autorizoj përqendrimet e ndërmarrjeve, përpara se transakasionet të ndodhin, për të siguruar që ato të mos krijojnë probleme të mëvonshme për konkurrencën dhe konsumatorët.
Nëse keni informacion në lidhje me praktikat abuzive të kompanive ose keni nevojë të dini më shumë për kontrollin e kërkuar të përqendrimeve, kontaktoni Autoritetin e Konkurrencës.