Telegrafi

Kompanitë në SHBA më optimiste rreth rritjes ekonomike

Anketa e Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Bizneseve e publikuar sot thotë se përqindja e bizneseve që kanë në plan të punësojnë është 35 për qind më e lartë sesa parashikimi i shkurtimeve të vendeve të punës. Ky është niveli më i lartë për këtë indeks që nga viti 1998.

Anketa tregon se 82 për qind e kompanive të anketuara parashikojnë se ekonomia amerikane do të rritet 2 deri në 4 për qind këtë vit. Në një anketë të mëparshme vetëm 54 për qind e bizneseve parashikuan se ekonomia do të rritej në këtë nivel. /Telegrafi/