Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit kanë formuar Qendër për punësimin e personave me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qendra është vendosur në hapësirat e OEM-së, ndërkaq është projekt nga IPA – Programi operativ për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013.
Në Maqedoni, numri i personave me nevoja të veçanta të punësuar është mjaft i ulët. Konferenca e sotme ka për qëllim informimin dhe njohjen e kompanive me përfitimet që i marrin në drejtim të përfshirjes dhe llojshmërisë së fuqisë punëtore, që ofron potencial të shumtë për përmirësimin e punës së përditshme të kompanive dhe krijimin e një qasje të përgjegjshme shoqërore në punë./Telegrafi/