Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë kanë marrë vendim për të formuar një Këshill drejtues për projektin “Vetëpunësim me kreditim”, dhe projektin “Kreditimi i subjekteve juridike, respektivisht mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla për hapje të vendeve të reja të punës”.
Bëjet fjalë për projekt që realizohet përmes Agjencisë për punësime, dhe ka për qëllim dhënie të kredive me kushte të lehtësuara për subjektet juridike që dëshirojnë të zgjerojnë dhe zhvillojnë afarizmin e tyre, si edhe për të papunësuarit që dëshirojnë zë zgjidhin çështjen e punësimit të tyre.
Në kuadër të projektit, ofrohet mundësi që subjektet juridike të punësojnë persona të rinj deri 29 vjeç, për të cilët do të aprovohen nga 4.000 euro për një të punësuar të ri, ndërsa shuma maksimale është deri 12.000 euro, për tre të punësuar./Telegrafi/