Kompanitë e Maqedonisë me kthim të TVSH-së nga shteti kanë kthyer 14.5 milionë euro.
Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi deklaroi se janë kthyer 1.8 miliardë denarë më shumë se sa vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë kësaj periudhe nga firmat kemi kthyer mbi 14.5 miliardë denarë, që krahasuar me vitin e kaluar është 1.8 miliardë denarë më shumë apo 30.000 euro më shumë kemi kthyer tek biznes-sektori”, tha Elezi.
Sipas saj, kjo është edhe një dëshmi se kemi rritje të të hyrave tatimore./Telegrafi/