Mbi 14.5 miliardë denarë ose 236.4 milionë euro janë injektuar në ekonomi në gjysmën e parë të këtij viti, përmes kthimit të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së drejtë kompanive. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së drejtë firmave deri në korrik është më i madh për rreth 14,5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi thotë se me kthimin e rregullt dhe joselektiv të TVSH-së përmirësohet likuiditeti i firmave. Kjo është me rëndësi për punë të papenguar të firmave, por edhe për aktivitetin e tyre të investimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në krahasim me vitin e kaluar, është bërë kthimi i TVSH-së drejtë firmave për 30 milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Ky është edhe një argument se kemi pagesë të rritur të të ardhurave tatimore, se likuiditeti është në rendin më të mirë dhe me këtë me kohë servisohen të gjitha obligimet”, thekson Elezi.
Tendencat pozitive në ekonomi shihen edhe përmes pagesës së mirë të të ardhurave tatimore, përfshirë edhe TVSH-në e cila në bazë bruto është më e lartë për 5,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar./Telegrafi/