Site icon Telegrafi

Kompanitë kosovare Weicker dhe Binni marrin pjesë në panairin e ndërtimtarisë “Baun & Modernisieren” në Zurich

Sot fillon paniari ndërkombëtar i përvitshëm i ndërtimtarisë i cili organizohet në Zürich, Zvicër.

Pjesëmarrës do të jenë 350 kompani të ndërtimit më me renome në botë, ku gjatë kësaj periudhe do t’i prezantojnë produktet e tyre ndërtimore para pothuajse 25.000 vizitorëve që parashihen të jenë pjesë e këtij panairi.

Programi i panairit përfshinë ndër tjerash edhe ekspozita të veçanta si dhe leksione falas për investitorë, arkitektë, planifikues dhe pronarë të shtëpive nga specialistë të fushës, aktivitete këto mjaftë atraktive për pjesëmarrësit dhe vizitorët.

Ndër kompanitë pjesëmarrëse janë edhe kompania kosovare për prodhimin e llaqrave (produkteve për ndërtim) “Weicker” në Rahovec, si dhe kompania kosovare prodhimin e mobileve, dyerve dhe dritareve “BINNI” në Vushtrri.

Kompania “WECIKER” dhe “BINNI” janë dy kompani kosovare të cilat pikat e tyre shitëse janë të fokusuara në qytet e mëdha Europiane, duke u bërë konkurues në tregun e jashtëm.

Kohëve të fundit produktet kosovare kanë filluar t’u bëjnë ballë paragjykimeve duke depërtuar në tregjet botërore dhe duke u bërë konkurrencë produkteve të shteteve më të zhvilluara me cilësinë të cilën e posedojnë.

 

Exit mobile version