Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka udhëtuar sot për në Nuremberg të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik “Biofach”.
Në këtë panair produktet e tyre do t’i promovojnë edhe katër agrobiznese kosovare, të cilat merren me përpunimin dhe eksportimin e produkteve pyjore jodrusore, siç janë: Agroproduct Shpk, Hit-Flores Shpk, Eurofruti Shpk dhe Fungo LLC.
Panairi ka më shumë se 2950 ekspozues dhe pritet të ketë më shumë se 50000 vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panairin BIOFACH është mbështetur nga Agjencia për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve të Kosovës (KIESA), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorit Privat”, ndërkaq shoqata “Oragnika” koordinon mbështetjen për këtë panair.
Ndryshe, panairi hapet sot, më 14 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt 2018. /Telegrafi/