Telegrafi

Kompanitë kosovare marrin pjesë në CeBIT 2011

CeBIT çdo vit mbledh rreth 4.000 pjesëmarrës nga 100 shtete, me një hapësirë ekspozimi prej 72.000 metrash katrorë, derisa ai mesatarisht vizitohet nga 133.700 vizitorë nga më shumë se 130 shtete.

Duke i llogaritur të gjitha avantazhet që ofron panairi CeBIT, STIKK-u u angazhua maksimalisht që për përfaqësues të Kosovës të krijohet mundësia e pjesëmarrjes. Me mbështetjen materiale nga SIPPO, USAID- KPEP (Kosovo Private Enterprise Program) dhe GIZ, janë siguruar katër stenda ekspozuese dhe janë krijuar mundësitë që në këtë panair të marrin pjesë edhe pesë kompani vizitore.

Kompanitë Rrota, PBC Computers, dhe Logistics Plus, janë kompani kosovare të cilat se bashku me STIKK do të marrin pjesë si ekspozues në panairin e CeBIT 2011. Padyshim se informatat dhe njohja e të arriturave nga kompanitë e ndryshme botërore do të ofrojnë kompanive vendore një mundësinë të re zhvillimore në aplikimin e teknologjisë të informacionit dhe më të avancuar.

Si pjesë promovuese e kompanive kosovare është katalogu i kompanive të cilin Shoqata për Teknologji te Informacionit dhe te Komunikimit te Kosovës – STIKK e ka përgatitur enkas për panairin CeBIT. /Telegrafi/