Site icon Telegrafi

Kompanitë italiane të interesuara për hekurudhat e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin italian, Matteo Corradini.

Sipas një njoftimi ata kanë biseduar për marrëveshjen ende të panënshkruar bilaterale për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave, e cila pritet të ratifikohet nga Parlamenti dhe Senati italian.

Ministri Zharku kërkoi rritjen e kontigjentit të lejeve të transportit derisa të aprovohet kjo marrëveshje.

Ndër të tjera, thuhet më tej, ambasadori italian njoftoi ministrin Zharku për shprehjen e interesimit nga disa kompani italiane për të investuar në sektorin e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version