Site icon Telegrafi

Kompanitë investojnë në aftësimin e punonjësve për negociata

Shpesh na rastisë të dëgjojmë fjalën “negocim”, gjë që shumicën e rasteve e ndërlidhim me drejtuesit e institucioneve apo kompanive që realizojnë marrëveshje me palë tjera.

Por, aftësitë negociuese nuk zbatohen vetëm për këto role, meqë këto aftësi janë cilësi të qenësishme që ndihmojnë dy ose më shumë palë të bien dakord për një zgjidhje të përbashkët logjike.

Derisa për bizneset, trajnimi i punonjësve për të negociuar në mënyrë efektive mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në rolet e tyre aktuale ose të ardhshme të punës.

Lidhur me këtë, SwissContact në Kosovë, përmes projektit PPSE dhe FEGO Project Kosovo, në bashkëpunim me Klubin e Prodhueseve të Kosovës, organizuan trajnimin mbi aftësitë negociuese, për kompanitë vendore.

Fisnik Reçica, Menaxher i Projektit PPSE, tregon më shumë detaje rreth trajnimit dhe arsyeve pse kanë vendosë ta realizojnë.

Exit mobile version