Site icon Telegrafi

Kompanitë gjermane pesimiste për muajt e ardhshëm, problemet e furnizimit po krijojnë vështirësi

Indeksi i Klimës së Biznesit të Gjermanisë (IFO) ka shënuar rënie për të katërtin muaj radhazi në tetor.

Sipas të dhënave të publikuara, problemet e furnizimit kanë krijuar vështirësi.

“Vlerësimet e kompanive për situatën e tyre aktuale janë gjithashtu më pak pozitive”, njofton IFO.

Për shkak të masave të pandemisë COVID-19, përfshirë bllokimet dhe pezullimet e prodhimit, u shfaq mungesë e gjysmëpërçuesve, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të industrisë prodhuese botërisht.

Instituti potencoi se shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në industrinë prodhuese gjermane ra në tetor me 2.1 pikë përqindjeje në 84.7 për qind.

Pritjet e kompanive janë gjithashtu të turbullta për periudhën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version