Site icon Telegrafi

Kompanitë gjermane me sy kah Kosova

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila ka marrë mandatin qe 10 muaj në këtë dikaster, është ballafaquar me shumë sfida. Si rezultat të një riorganizimi të stafit ajo ka mbetur pa një numër të zyrtarëve të lartë menaxherialë. Disa ishin larguar vetë e disa janë detyruar ta lënë punën për shkak të akuzave për “Korrupsion” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Suspendimi e më pas largimi i ish-sekretares, Eljana Naka, kishe përplasur ministren aktuale, Hykmete Bajrami, me ish-ministren, Mimoza Kusari-Lila. Për këto lëvizje të stafit u desh edhe ndërhyrja e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministrja Bajrami flet për të gjitha këto zhvillime dhe raportet e saj me ish-ministren.

Ajo flet për performancën e saj të lartë si udhëheqësja më e mirë që ka pasur MTI-ja, haraçin, barrierat e të bërit biznes e arsyeja e largimit të investitorëve nga vendi. Bajrami tregon se me ardhjen e Qeverisë “Mustafa” Kosova i ka punët më mirë me Investimet e Huaja Direkte. /Telegrafi/

Exit mobile version