Telegrafi

Kompanitë funerale shtyjnë protestën për dhjetë ditë

Kompanitë funerale kanë njoftuar se kanë shtyrë protestën e paralajmëruar për ditën e hënë, në një afat prej 10 ditësh.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, protesta është shtyrë pas takimit që kanë pasur me kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, transmeton Telegrafi.

“Ju njoftojmë se pas një takimi me kabinetin e kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ne vendosëm që protestën ta shtyjmë për një afat prej dhjetë ditësh. Si përfaqësues i kompanive, shpresoj që komuna do t’i merr parasysh kërkesat tona”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu BIK-u merr përsipër kryerjen e shërbimeve funerale, të hënën protestojnë kompanitë funerale në Prishtinë

Ndryshe, kompanitë funerale kishin paralajmëruar protestë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për t’i dhënë Bashkësisë Islame leje për kryerjen e shërbimeve funerale.

Përmes një komunikatë,kompanitë funerale kanë kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes, pasi thonë se BIK nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në Komunën e Prishtinës, pasi që ekzistojnë 15 kompani privat të cilat kanë të drejtë ligjore me licencë për kryerjen e këtyre shërbimeve. /Telegrafi/