Telegrafi

Kompanitë e Zvicrës të interesuar për Kosovën

Marrëveshje mundëson që të ketë investime dhe shkëmbime tregtare të ndërsjella. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerësoi se me definimin e kësaj marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, komunikimi mes bizneseve të këtyre dy vendeve do të jetë më i lehtë.

Shahini ka ftuar zyrtarët përgjegjës për investime nga Gjeneva që të vizitojnë Kosovën dhe të njihen më për së afërmi me mundësitë që ofrohen për zhvillim të biznesit.

Ndërkaq drejtori i Agjencisë për Promovimin e Industrive dhe Teknologjive në Gjenëvë, Rolf Gobet, tha se ka mjaftë biznese zvicerane që janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe investojnë jashtë. /Telegrafi/