Telegrafi

Kompanitë e vogla skeptike ndaj ekonomisë franceze

Agjencia e lajmeve IRNA ka njoftuar se në bazë të një sondazhi të institutit Ajfob në Francë, gjendja e rëndë ekonomike në Francë ka krijuar shqetësime në mesin 2 /3 e drejtorëve të kompanive të vogla.

Ky sondazh është kryer në mesin e drejtorëve të kompanive të vogla në Francë të cilët kanë më pakë se 20 të punësuar dhe me fjalë të tjera mund të thuhet se janë kompani të shtresës së mesme të shoqërisë franceze.

Sipas këtij sondazhi edhe kompanitë e mëdha të këtij vendi nuk janë në gjëndje më të mirë pas zbatimit të politikave të reja të qeverisë së presidentit Sarkozi.