Ukraina është favorite e dukshme për përballjen e nesërme (e premte) ndaj Kosovës, të paktën kështu mendojnë kompanitë e basteve.
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e asaj të Ukrainës në takimin e shtatë të vlefshëm të grupit I.
Ky takim zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe është i vlefshëm për kualifikimet në kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Lojtarët dhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku mendojnë se në këtë takim mund të nxjerrin rezultat pozitiv edhe pse e cilësojnë Ukrainën si një kundërshtar të vështirë.
Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe kompanitë e basteve, të cilat Kosovës nuk i japin asnjë mundësi duke e i vu kuota shumë të larta, për dallim nga Ukraina që ka kuota të ulëta.
Një fitore e Kosovës ndaj ekipit kombëtar të Ukrainës ka kuotë nga 18.50 e deri më 26, ndërsa barazimi kuotohet nga 7.80 deri në 9.0.
Fitorja e Ukrainës ka kuotë shumë të ulët dhe shihet favorite ndaj Kosovës, duke u kuotuar me 1.12 deri më 1.15.
Ndryshe, ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kombëtare e zhvilluar në Kiev ka përfunduar me fitoren e ukrainasve me rezultat 3-0. /Telegrafi/
Kuotat e kompanive të basteve: