Kompanitë e basteve e shohin Çekinë si favorit ndaj Kosovës në takimin e sotëm (e enjte) në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për eliminatoret e Grupit A.
Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Besimi dhe optimizmi te djelmoshat e Bernard Challandes dhe qytetarët e Kosovës është i madh se mund të dalim fitimtar nga Doosan Arena në Plzen.
Megjithatë, shtëpitë e basteve nuk e mendojnë të njëjtë gjë, pasi e favorizojnë në masë të madhe Çekinë në këtë përballje.
Sipas kompanisë së njohur bet365, Çekia ka koeficient prej 1.66, ndërsa Kosova për fitore ka koeficient 5.75.
Edhe kompanitë tjera kanë thuajse kuotim të njëjtë, ku vendasit çek duken dukshëm favorit në letër. /Telegrafi/