Site icon Telegrafi

Kompanitë e basteve e shohin Conten jashtë Chelseat, bllokohen kuotat për shkarkimin e tij

Conte po has në probleme këtë kampionat

Antonio Conte duket gjithmonë e më larg Chelseat, sidomos pas humbjes së sotshme ndaj Watford.

Madje kompanitë britanike të basteve sportive kanë bllokuar kuotat në lidhje me shkarkimin e tij.

E gjithë kjo pas humbjes ndaj Watord me rezultat 4-1.

Kjo vjen pas humbjes ndaj Bournemouth në shtëpi me rezultat 3-0.

Conte drejt largimit

Trajneri italian që fitoi titullin vitin e shkuar, në sezonin e parë në drejtimin e Bluve, në dy ndeshjet e fundit ka pësuar shtatë gola. Sipas medieve angleze kjo nuk do të kalojë edhe aq lehtë.

Lexo po ashtu Kur një fjalë të largon nga puna – Shkarkimet e mëdha të Chelseat nga Abramovich vetëm prej deklaratave që i dhanë trajnerët, Conte e ka radhën (Foto)

Kjo ka bërë që presioni mbi të jetë maksimal dhe kompania Paddy Power ka pezulluar bastet që Conte të pushohet nga puna.

Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean (Getty Images)

Mund të ndodh që nesër që të zyrtarizohet largimi i tij edhe pse është afër ndeshja me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Trajneri para ndeshjes kërkoi nga klubi që të dalin me një deklaratë në mbështetje të tij, por klubi nuk e bëri këtë gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version