Site icon Telegrafi

Kompanitë celulare nuk japin tabulatet e bisedave të 21 janarit

E përditshmja Gazeta Shqiptare citoi të martën burime zyrtare të këtij komisioni të kenë thënë se afati i fundit i përcaktuar për kompanitë telefonike ka qenë dita e djeshme dhe se për arsye që ende nuk bëhen publike, operatorët e telefonisë celulare nuk kanë pranuar t’i u japin skedarët deputetëve të komisionit.

Sipas gazetës, shkaku që mendohet se ka detyruar kompanitë telefonike të mbajnë këtë qëndrim është neni 121 dhe 123 i ligjit “Për komunikimet elektronike”. “Ndalohen marrja, regjistrimi, publikimi dhe përdorimi i të dhënave dhe i mesazheve të transmetuara nga rrjeti i komunikimeve elektronike dhe që nuk janë për publikun, si dhe dhënia e tyre personave të paautorizuar, për sa kohë që nuk përcaktohet ndryshe në legjislacionin në fuqi”.

Komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit kërkoi zbardhjen e tabulateve telefonike të 31 zyrtarëve më të lartë të shtetit. Në listën e bërë publike nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj përfshihej presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, komandanti i gardës Ndrea Prendi, kryetari i opozitës Edi Rama dhe 19 deputetë të opozitës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version