Telegrafi

Kompanitë ajrore përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës

Aksionet e Air France – Klm janë rritur në bursën e Parisit me 5.64 % , British Airways me 6,3% në Londër, Lufthansa me 5,1% në Frankfurt, Iberia me 5,8% në Madrid dhe Ryanair me 7,9% në Dublin.

Në të njëjtën kohë çmimi i naftës amerikane ra me 9.50 dollarë duke arritur 105,98 dollarë, si pasojë e dobësimit të uraganit Gustav, i cili nuk ka shkaktuar dëme në instalimet e naftës në gjirin e Meksikës.